Plani i arratisjes i një shqiptari të dënuar në Itali nuk ka funksionuar. Shqiptari 30-vjeçar, i cili ka për të vuajtur disa dënime, ishte të martën në sallën e gjyqit si i pandehur, për një seri grabitjesh së bashku edhe me 7 bashkëpunëtorë të tij.

30-vjeçari ia kishte besuar planin e arratisjes disa bashkëpunëtorëve të tij dhe disa të dënuarve të tjerë në burgun e “San Pio X”. Por, mësohet se informacioni kishte mbërritur në veshët e karabinierëve.
Shqiptari kishte planifikuar arratisjen nga salla e gjyqit, por plani i ka dështuar, pasi policia kishte marrë masat e duhura.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)