Shqiptarët me sa duket dinë të jenë edhe heronj, veç “damkës” që i kanë përhapur vetes si pjesëmarrës në akte kriminale jashtë kufijve.
Një i ri shqiptar ka mundur të parandalojë një grabitje në një qendër tregtare në Napoli. Ngjarja heroike ka ndodhur në Italinë fqinje, ku duhet theksuar se shpesh shqiptarët që jetojnë aty janë përfolur për veprime të paligjshme.
Mediat italiane e cilësuan heroik aktin e tij, i cili u bë publik vetëm pas arrestimit të bandës së hajdutëve. Grupi i grabitësve përbëhej nga 5 persona, të cilët kishin terrorizuar rajonin e Kampanjas duke kryer qindra grabitje nëpër qendra të ndryshme tregtare. Shqiptari u gjend rastësisht i pranishëm në një grabitje të kësaj bande në rajonin Villa di Briano.
Ai filloi të përleshej më njërin prej agresorëve duke e shtrirë përtokë dhe duke i hequr armën nga duart. Pas këtij konfrontimi banda u largua duke e lënë në mes grabitjen.
Prokuroria e Napolit falë filmimeve të kamerave të sigurisë në qendrën tregtare arriti të zbulojë identitetin e shqiptarit, por mediat nuk e bëjnë publik. Prokurori i Napolit propozoi që shqiptarit pa letra t’i jepet një leje qëndrimi e jashtëzakonshme për shkak se rrezikoi jetën duke u përleshur me hajdutët.
Ky aksion, përveçse i ka siguruar atij leje qëndrimi ka bërë që rrota e opinionit jo të mirë për shqiptarët të kthehet nga e kundërta, tani flitet dhe për heronj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO