Itali, shqiptari i therur me thikë nga
një italian: "Po vdes poshtë një ure"

Itali, shqiptari i therur me thikë nga<br />një italian:
GROSSETO-  «Jam duke vdekur..poshtë një ure». Me këto fjalë të fundit pati lajmëruar 28-vjeçari shqiptar Klevis Kuko një shok para se të vdiste, i therur me thikë të dielën rreth orës 4 poshtë një ure në dalje të Grossettos, në veri, në zonën industriale. Ndërsa telefonata dhe fjalët e mikut mbeten për t’u verifikuar. Ngjarja bëri bujë të hënën, por sot janë zbardhur të tjera detaje mbi të.
 
Sipas "La Nazione", policia pati pesë të dyshuar nga të cilët u vu në pranga 21-vjeçari nga Grossetto, Mirko Fiorini pas një sërë provash të rënda si ajo e pranisë në vendin e krimit, gjë që fillimisht u mohua nga 21-vjeçari apo një plagosje e tij e lehtë në dorë, të cilën ai kishte shkuar për ta mjekuar në spitalin Misericordia. Këto fakte  i vunë policët menjëherë në rrugën e duhur dhe i akuzuari u "çarmatos", kur u vu përballë pyetjeve të policëve në mbrëmje dhe doli se ai ishte përgjegjësi i vetëm i tragjedisë.
 
Goditje të ndryshme me thikë në fyt dhe në shpinë ndaj shqiptarit, i cili vdiq i përgjakur në një fushë në fund të rrugës Giordania, pranë depozitës së Coseca. Kur karabinerët mbërritën në vendngjarje, të lajmëruar nga një kalimtar, i cili kishte vënë re diçka të çuditshme, Kuko kishte vdekur tashmë. Shqiptari i lindur në Tiranë dhe rezident i rregullt në Grosseto që prej 4 vjetësh, ishte i papunë, por kishte punuar zakonisht në ndërtim.
 
Pista më e besueshme mbetet ajo e drogës, ndoshta një pjesë lëndësh narkotike të papaguara apo një mospërfillje. Viktima i njihte xhelatët e tij, e me sa duket nuk e priste sulmin dhe një takim me vdekjen, duke shkuar i vetëm mbi motor.
 
Scooter, i cili rezultonte në përdorim nga Kuko, është gjetur pranë vendit të krimit dhe është sekuestruar. Ndërsa autopsia do të kryhet sot nga një ekip mjeko-ligjor nga Siena.
 
Lajmi për vrasjen, që të nesërmen e festimeve për ardhjen e peshkopit të ri ka bërë xhiron në Grosseto, duke shkaktuar trishtim dhe dhimbje..

“Më pikëllon dhe më dhemb kjo ngjarje. Qyteti ynë nuk është për fat të keq i lirë nga fenomene të krimeve të rënda, megjithëse sporadike”, tha kryebashkiaku Emilio Bonifazi, duke shtuar se “unë kam besim të plotë tek policia, e cila po heton incidentin, po sqaron dinamikën e ngjarjes dhe do t’i vërë përgjegjësit para drejtësisë. "
 

klevis kuko
(Foto: Shqiptari i therur në Itali, 28-vjeçari Klevis Kuko)

mirko fiorini
(Foto: I akuzuari për vrasjen e Kukos, italiani 21-vjeçar, Mirko Fiorini)
polici itali
(Foto nga vendi i ngjarjes)
 
Redaksia Online
(mag/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator