Itali, shqiptari kalon në fazën
e dytë në “Italia`s Got Talent”

Itali, shqiptari kalon në fazën<br />e dytë në “Italia`s Got Talent”
ITALI- Një tjetër shqiptar merr pjesë në spektaklin “Italia’s Got Talent”. 32-vjeçari Agron Vuka shfaqi talentin e tij para publikut, jo si një atlet i zakonshëm.
 
Shqiptari vraponte mbrapsh, duke i bërë kuriozë edhe pjesëtarët e jurisë. Në veshjen e tij sportive, 32-vjeçari mbante edhe simbolin shqiptar, flamurin kuq e zi të vendosur në bluzën e tij.
 
Agroni arriti të marrë dy nga votat e tre pjesëtarëve të jurisë, Gerry Scotti dhe Rudy Zerbi, vota të cilat janë të mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër të programit.
 
Pavarësisht kësaj, të mirënjohurës edhe në Shqipëri, Maria De Fillipi, performanca e tij nuk iu duk aspak interesante, duke mos dhënë votën e saj pro.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania