Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, 20-vjeçarin e tradhtuan nervozizmi dhe 'shëtitjet' e shumta me makinë
Kokaina e kapur shqiptarit nga policia italiane
Itali- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Ponte Chiasso, i akuzuar për shitje droge.
Arrestimi u bë në “Via D'Annunzio në Como’, ku i riu u kap me 6 gramë kokainë, të ndara në 11 doza, të fshehura në një pako me çamçakëz, brenda në të brendshme.
Operacioni nisi pasi efektivët ndaluan një ‘Renault Clio’ të drejtuar nga i riu. Makina, e gjetur e marrë me qira nga një kompani shqiptare me qendër në zonën e Milanos, është vënë re duke ecur vazhdimisht në rrugët e Como gjatë javës së fundit, detaj që ngjalli dyshimet e policisë.
Kur policia ndaloi, i riu u tërhoq me shpejtësi dhe hapi dritaren e pasagjerit, ndoshta në përpjekje për të hequr qafe drogën. Gjatë kontrollit, djali ka shfaqur një gjendje të qartë nervozizmi, duke dhënë deklarata kontradiktore për praninë e tij në qytet dhe destinacionin përfundimtar.
Ai pretendoi se flinte brenda automjetit, por nga këqyrja e makinës nuk u konstatua prania e veshjeve apo e sendeve personale për të konfirmuar këtë version.
Nga kontrolli i imtësishëm i makinës dhe personit është bërë i mundur gjetja e lëndës narkotike të fshehur në të brendshme. Kontrollet e mëvonshme përmes sistemit të vëzhgimit me video të policisë lokale konfirmuan se makina kishte lëvizur nëpër rrugët e Como disa herë në ditët e mëparshme, informon media.
Aktualisht ndodhet në burgun e Komos, në dispozicion të organeve të drejtësisë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
19.6%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar (FOTO)
26 Mars, 18:17
-
Incidenti i paprecedentë! Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares (VIDEO)
26 Mars, 17:20
-
Dasma miliona dollarëshe e Jeff Bezos/ Biznesmeni amerikan 'rezervon' Venecian, të gjithë taksitë e qytetit në dispozicion për të ftuarit
26 Mars, 16:56
-
Anëtar i grupit të mafiozit turko-kurd në Itali, shqiptari dënohet me rreth 5 vite burg për narkotrafik dhe armë, 13 të pandehur në gjyq! (EMRI+FOTO)
26 Mars, 16:32
-
Itali/ Krijoi një rrjet të shpërndarjes së drogës, shqiptarit i sekuestrohet pasuria me vlerë mbi 300 mijë euro! Zbulohet sesi funksiononte banda e 'Shefit të madh'
26 Mars, 13:13
-
Itali/ Ishte duke punuar në një fabrikë stampimi, humb jetën në punë 22-vjeçari shqiptar (EMRI)
25 Mars, 21:20
-
Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran që e kishte strehuar
25 Mars, 19:59
-
Revolucion në futbollin italian, diskutimet për vendimet e VAR do transmetohen në stadium
25 Mars, 15:34
-
Itali/ Trafikonte drogë ‘El Chapo’, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Romë! Kishte shkuar ‘mysafir’ tek një mik, shoku tjetër deportohet
25 Mars, 15:32
-
Rama rinis turin me diasporën! Në fundjavë në Kretë e Athinë, më 13 prill me shqiptarët në Milano
25 Mars, 11:35
-
Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia
24 Mars, 19:28
-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
24 Mars, 17:44