BERGAMO - Masakrohet me shkopinj dhe e hedhin trupin në një fushë në Verdellino në Bergamo. Goditje shkopinjsh apo hekurash, që e kanë shpërfytyruar fytyrën duke e bërë që të mos njihej.
Vetëm me anë të shenjave të gishtërinjve është bërë e mundur që të identifikohet trupi i vdekur, që i përket një shqiptari 37-vjeçar nga Verdellino, që kishte një precedent të vogël 10 vite më parë.
Trupin e pajetë e ka gjetur një çift, burrë e grua, banorë të zonës, që të dielën 8 dhjetor 2013, në orën 07:55 minuta kishin nxjerrë qenin për shëtitje. Ata ishin duke shëtitur në rrugën Garibaldi, një rrugë pa krye, që zakonisht përdorej nga çiftet e reja. Por duke shëtitur ata kishin parë diçka në fushë.

(Foto: Fusha në Bergamo ku ishte hedhur trupi i shqiptarit)
Trupi i shqiptarit ishte komplet i veshur, me këpucë të zeza, pantallona ngjyrë ulliri, rrip të errët, një bluzë të kuqe, këshimë të bardhë me vija vertikale dhe një fanelë kafe. Ndërsa koka ishte e shpërfytyruar dhe e mbuluar nga gjaku. Ndërsa pranë tij gjendej një xhaketë e errët.
Plagë të rënda gjendur në trup por veçanërisht në kokë, në pjesën e pasme dhe në fytyrë duke e bërë që të mos njihej. Plagët mësohet se janë shkaktuar me një send që nuk është gjetur në vendin e ngjarjes. Policia thotë se, besohet se mund ai mund të jetë goditur me një shkop ose me ndonjë hekur. Në xhepa nuk i janë gjetur dokumenteve ndërsa ai nuk kishte asnjë shenjë të veçantë, duke bërë që identifikimi të bëhet vetëm nga shenjat e gishtërinjve.

Në rrugë nuk është gjetur asnjë shenjë makine, duke bërë që të mendohet se, krimi ka ndodhur në vendin ku është gjetur trupi i pajetë. Vrasësi apo vrarësit mendohet se, e kanë kryer krimin aty e jo në ndonjë vend tjetër. Policia beson se, viktima bashkë me autorët e ngjarjes së rëndë, do kenë qenë bashkë dhe më pas ka ndodhur krimi.
Policia ende nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me këtë krim dhe beson se bëhet fjalë për një sherr të dhunshëm për motive ende të paqarta.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com