Itali, shqiptari në Piaçenza
ekzekutohet për larje hesapesh

Itali, shqiptari në Piaçenza<br />ekzekutohet për larje hesapesh
PIAÇENZA - Qëllohet për vdekje një shqiptar në Piaçenza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 të ditës së dielë kur dy persona kanë mbërritur me një makinë Fiat Punto dhe njëri prej tyre ka qëlluar mbi Sadik Hajderasi, 40 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.
 
Në momentin e ngjarjes, 40-vjeçari ka qenë i ulur në bar Baraonda në rrugën “Kolombo”. Ai ka tentuar që të shpëtojë, pasi ishte qëlluar për herë të parë por në atë moment autori i ngjarjes e ka qëlluar për së dyti duke i marrë jetën.
 
Një plumb tjetër është qëlluar edhe në drejtim të një tjetër shqiptari, që ndodhej bashkë me Hajderasin, i cili është Artur Kala, 35 vjeç. Pas kësaj autori i dyshuar i krimit është kthyer dhe ka hypur në makinën që e kishte sjellë në vendngjarje.

Deri më tani dyshohet se, krimi ka ndodhur për larje hesapesh mes disa grupeve shqiptare.

vrasje itali
(Foto nga vendngjarja)
vrasje itali
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca