MONZA - Plagoset me armë nga karabinierët një shqiptar, i cili nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djehsme në Cesano Maderno në Monza të Italisë.
Protagonist i kësaj ngjarjeje është një shqiptar 22-vjeçar i cili është arrestuar në spitalin ku kishte shkuar që të merrte ndihmën mjekësore pas plagosjes.
Ai kishte marrë një plagë të dukshme me armë zjarri në krahun e djathtë. Pas shkuarjes në spital, mjekët njoftuar menjëherë karabinierët.
Më pas është zbuluar se, 22-vjeçari shqiptar ishte bërë pjesë e një përplasje me armë me karabinierët, pasi nuk kishte ndaluar postbllokut, kur ishte në makinën e tij nën shoqërinë edhe të disa personave të tjerë, që ende nuk janë identifikuar dhe ndaluar nga policia.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com