TENENZA- Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e 11 majit në rajonin e Tenenza-s në Itali. 30-vjeçari me inicialet A.T është arrestuar nga karabinierët në qytezën Cattolica, pas një hetimi të koordinuar. Shqiptari, me precendentë penalë të mëparshëm, ushtronte profesionin e kuzhinierit, ndërkohë që dyshohej për shpërndarje të lëndës narkotike.

Forcat e policisë, në fakt kishin mbledhur prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tij, kundrejt veprës penale të posedimit të lëndës narkotike për qëllime trafikimi.

Në veçanti, më 5 mars 2013 gjithmonë në të njëjtin qytet, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar drogë, dhe 4 llogari bankare me një total prej 60 mijë euro, të menduara si të ardhura personale.

Ndërkaq, uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)