ITALI – Një vrasje në një familje shqiptare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Genova të Italisë. Ardian Balliu, 44 vjeç qëlloi shtatë herë bashkëshorten e tij, duke përdorur dy thika të kuzhinës të cilat ia nguli në zemër. Valmira Balliu 30 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjeve të marra.
E gjithë skena e krimit ndodhi në dhomën e gjumit të banesës së ciftit shqiptar, ndërsa në dhomën ngjitur flinin dy fëmijët e tyre, vajza 3 vjeç dhe djali 4 vjeçar.
Pasi krimit, ishte 44-vjeçari që lajmëroi policinë për vrasjen e bashkëshortes, ndërsa u arrestua menjëherë nga karabinierët.
“E qëllova pas një sherri”, iu tha Ardiani karabinerëve , ndërsa ka pyetur: "Ka vdekur?". Ai iu ka lënë dhe disa porosi për fëmijët e tij. “Mos harroni biberonat dhe biskotat për fëmijët”.
Sipas policisë italiane, shkaqet që mund ta kenë shtyrë 44-vjeçarin shqiptar të vriste gruan e tij, janë xhelozia dhe problemet ekonomike, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi pas një grindje mes autorit dhe viktimës.
(Ne foto: Banesa e cifiti shqiptar ne Genova te Italise)Pasi është marrë në pyetje mësohet se u ka thënë hetuesve se kishte frikë se mos dhe bashkëshortja e dytë do ia merrte fëmijët. “Kisha frikë se më linte dhe më merrte me vete fëmijët” ka thënë Adriani, duke arsyetuar se kjo i kishte ndodhur një herë me martesën e mëparshme.
"Kisha frikë se në rast se do ndahesha do të mi merrte edhe këtë herë fëmijët për shkak të problemeve që kisha me drejtësinë. Nuk mundesha të jetoja pa to”, ka vazhduar më tej shqiptari 44 vjeçar.
Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 2189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44