FOGGIA (PUGLIA) - Është evidentuar dhe arrestuar nga karabinierët e Komandës provinciale të Foggia-s "pirati" i mundshëm i rrugës, që në mbrëmjen e festës së “Ferragosto”-s ka përshkruar dhe vrarë një punëtor të ri shqiptar, Redis Rosa, 26 vjeç nga lokaliteti i Borgo Tavernola në periferi të Foggia-s në Puglia.

Siç njofton "La Gazzetta dell'Mezzogiorno" bëhet fjalë për Danut Marcel Neagoe, 32 vjeç rumun, i cili tani duhet të përgjigjet për mosdhënie ndihme dhe vrasje me dashje.

Policët e kanë kapur atë në ndërmarrjen bujqësore ku ai punonte. Redis Rosa ka qenë shtypur dhe vrarë, ndërsa Danut përshkruante një rrugë dytësore. Pas ngjarjes, makina ka përfunduar në një vresht në të cilin policia ka gjetur targën. Shtetasi rumun, i cili tha se ai nuk e kishte kuptuar se po kalonte mbi një këmbësor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)