Sporti italian është në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 61- vjeçare në një klinikë në Romë Pietro Mennea legjenda Botërore e atletikës. Menea vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme.

Ish-atleti italian ka mbajtur që nga viti 1979 deri në vitin 1996 rekordin botëror në garën e 200 metrave me kohën 19 sekonda e 72 të qindat dhe ka fituar medalje ari në Lojërat Olimpike të Moskës në vitin 1980.

Për sëmundjen e legjendës botërore të atletikës shumë pak e dinin pasi Menea ka qenë një njeri që ishte mësuar të luftonte në qetësi dhe ti shkonte çdo gjëje deri në fund që nga koha kur garonte.

NE SHQIPERI U ORGANIZUA KUPA “PIETRO MENEA” NE NDER TE TIJ
Pietro Menea është shumë i njohur edhe në Shqipëri. Në maj të vitit të kaluar mbreti i atletikës ka vizituar Tiranën ku është organizuar që stadiumin “Qemal Stafa” edhe Kupa “Pietro Menea”. I ashtuquajturi “shigjeta e Jugut” u nderua nga Federata shqiptare e atletikës dhe u prit edhe nga Ministri i sporteve Bumçi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)