ITALI- Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare, Ndue Pjeter Gjomarkaj, pasardhës i familjes së njohur të Markagjonit që për shekuj me radhë kanë qeverisur krahinën e Mirditës.
Gjomarkaj ndërroi jetë në shtëpinë e tij në rrugën "D'Azeglio" në Bagheria, në Siçili, ku i moshuari jetonte me familjen e tij që prej vitit 1949, kohë kur në vendin tonë u instalua regjimi komunist.
Homazhet për doktor Gjomarkajn do të mbahen në kishën e qytetit, ditën e mërkurë, ndërsa më pas trupi tij pritet të transportohet në Bari, nga ku do të vijë në Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit.
Trupi i pajetë i pinjollit të familjes Markagjoni do të prehet në varrezat e qytetit të Rreshenit, qendra administrative e krahinës së Mirditës, vendlindjes së tij.
Ndue Pjetër Gjomarku u largua nga Shqipëria në vitin 1949 pas vrasjes së Bardhok Bibës eksponent i lartë i regjimit komunist.
Ai për vite me radhe u angzhua me shoqatat patriotike jashtë vendit për rrëzimin e sistemit në vend.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com