ITALI - Grupet katolike të të drejtave të homoseksualëve shprehen të zhgënjyer pasi sinodi katolik refuzoi ‘një hapje më të madhe’ ndaj komunitetit të tyre, çka kishte marrë edhe mbështetjen e vetë Papa Françesku.
Ky i fundit bëri një apel të fuqishëm për tradicionalistët, të cilët sipas tij, nuk duhet të ngujohen rreth ligjeve formale, por që nuk arriti të marrë mbështetjen e kardinalëve konservativë dhe peshkopëve. Një grup katolik amerikan për të drejtat e homosekualëve u shprehën shumë të zhgënjyer mbi raportin përfundimtar të sinodit. Ndërsa një grup tjetër thanë në një deklaratë: “Për fat të keq, doktrina fitoi mbi nevojat. Është zhgënjyese që ata nuk njohën nevojën për një Kishë më gjithëpërfshirëse.”
Por kishte edhe të tjerë grupe që e shikonin diskutimin dy javor mbi temën e familjes si një sukses të madh, pavarësisht faktit që nuk pati rezultate pozitive. Thirrja për ‘pranim dhe vlerat’ e homoseksualëve ishte pjesë e një draft raporti të paraqitur kohë më parë, por që dështoi, pasi nuk e miratuan 2/3 e peshkopëve te sinodit në Romë. Mbi 200 peshkopë nga e gjithë bota ndenjën më shumë se 2 javë në Vatikan për të diskutuar disa nga çështjet më të rëndësishme rreth jetës familjare.
Ky sesion dy javor do të përgatisë rrugën drejt një tubimi të madh të klerëve katolikë gjatë vitit të ardhshëm, që do të shënojë edhe një moment historik në përplajen mes konservatorëve dhe liberalëve mbi drejtimin e ardhshëm të Kishës, që Papa ka këmbëngulur se duhet bërë më pak burokratik. Pas këtij sinodi, pjesëmarrësit do të vijojnë dialogun në nivel lokal për t’u kthyer vitin e ardshëm për takimin kryesor.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com