U çel në Itali panairi i rëndësishëm Expo Milano 2015, ku Shqipëria ka një pavion të veçantë me produktet nga fusha e bujqësisë. ministri Edmond Panariti që ishte i pranishëm në hapjen e panairit, theksoi se ky panair është një mundësi e madhe për promovimin e produkteve të bujqësisë por edhe turizmit. 

Shqipëria po merr pjesë në panairin e rëndësishëm EXPO Milano 2015, duke promovuar vlerat e bujqësinë, ushqimit, apo edhe në fushën e turizmit traditës dhe kulturës. ministri i bujqësisë Edmond Panairiti mori pjesë në emër të qeverisë në ditën e parë të hapjes, ku Shqipëria ka dhe një pavion të madh. Panariti deklaroi se objektiv kryesor vendi ka promovimin e bujqësisë dhe kulinarisë në fushë por edhe në male.

Ndërsa Manjola Gjoni, që edhe rolin e komisarit të Shqipërisë në Expo Milano 2015, theksoi, se ky panari paraqet një mundësi të madh për të promovuar vlerat në bujqësisë, apo edhe turizëm, çfarë paraqet edhe një shans të madh për thithjen e investimeve.

Hapjen e eventit e bëri vetë kryeministri Italian Mateo Rezni, Expo Milano 2015, është një nga panairet më të rëndësishme në fushën e bujqësisë, me një pjesëmarrje shumë të lartë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)