ITALI - Studentë dhe profesorë kanë dalë të sot në rrugët e 90 qyteteve në Itali në shenjë proteste ndaj reformave në arsim. Ata kanë shfaqur kundërshtinë për atë çka e cilësojnë shitje të shkollave publike dhe shkatërrim të universiteteve.
"Jemi duke protestuar për të treguar kundërshtimin e plotë ndaj ligjit 953 i cili eliminon përfaqësuesit e studentëve në bordet e shkollave dhe u krijon mundësinë kompanive private të hyjnë në shkollat tona siç ndodhi me ligjin Gelmini në vitin 2010", -tha koordinatori kombëtar i Unionit të Studentëve Roberto Campanelli.
Një tjetër masë e kundërshtuar është ajo e rritjes së taksës për studentët që nuk e kanë përfunduar fazën e studimeve universitare ashtu sikurse reduktimi i bursave.
Unioni studentor thotë se këto masa do të bëjnë që numri i të rinjve që braktisin universitetin të jetë gjithnjë e më i madh.
Demonstruesit u vendosën në disa sheshe të qyteteve më kryesore në Itali duke nënvizuar se situata rrezikon të bëhet dramatike dhe se kriza e paprecedentë do të dëmtojë sistemin e arsimit.
(dm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com