Shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani dhe partnerja e tij, Joana Gjonaj, kanë mirëpritur ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

Çifti e ka ndarë këtë moment përmes rrjeteve sociale duke postuar foton e parë të vajzës, të cilën e kanë quajtur Tiara Maria.

Foton e kanë shoqëruar edhe me disa fjalë të ndjera për vogëlushen.

“Mirë se erdhe në jetë, Tiara Maria
Linde nga një dashuri që zgjodhi të qëndrojë,
nga dy shpirtra që u njohën
dhe thanë “përgjithmonë”
pa bërë zhurmë.
Në frymën tënde të parë sot
kemi një premtim:
të të mbrojmë, të të udhëheqim,
të të duam çdo ditë të jetës sonë.
Babi Alfio dhe Mami Joana”

Alfio është gjithashtu edhe baba i një djali nga martesa e mëparshme me moderatoren Fatma Methasani.