Mes emrave të personave të arrestuar figurojnë edhe 9 shqiptarë, të cilët janë: Gazmend Alliu, 37 vjeç; Dilaver Hajdini, 33 vjeç; Ledio Hajdini, 24 vjeç; Zigur Hametaj, 27 vjeç; Zamir Oruci, 36 vjeç; Klodjan Paza, 35 vjeç; Fisnik Smajlaj, 41 vjeç: Ilir Ulqinaku, 39 vjeç; Arben Zela, 32 vjeç.
Droga e sekuestruar një pjesë e të cilave shkonte në shtetin fqinj me anije nga Shqipëria, por edhe nga Amerika Jugore dhe Holanda ishte rreth 3 ton, sipas autoriteteve italiane nëse kjo sasi droge do të kishte përfunduar në treg do të kishte një vlerë prej rreth 45 milionë euro.
Gjithashtu gjatë operacionit të koduar “Gentelmen” (Zotëri) janë sekuestruar edhe armë të llojeve të ndryshme si 10 kallashnikovë, 2 mitralozë Skorpion, 9 pistoleta dhe të tjera të mira materiale me një vlerë prej 10 milionë Euro.
Në total të 33 të arrestuarve, 9 prej të cilëve shqiptarë u janë sekuestruar edhe 50 milionë euro.

(Në foto: Droga e sekuestruara gjatë operacionit "Gentelmen")

(Në foto: Armët e sekuestruara gjatë operacionit "Gentelmen")
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
