ROME- Kryeministri Italian Enrico Letta, është takuar ditën e mërkurë në Romë, me Sekretarin e shtetit amerikan, John Kerry, në Presidencë.
Në qendër të këtij takimi, i cili zgjati për gati një orë, ishte çështja e përgjimeve.
Kryeministri Italian Enrico Letta, ia ka parashtruar këtë çështje Sekretarit të shtetit amerikan John Kerry, duke thënë se është i nevojshëm verifikimi dhe vërtetësia e thashethemeve, përsa i përket dhunimit të privatësisë.
Sipas disa burimeve nga presidenca, Sekretari i shtetit amerikan, Kerry, duke iu referuar çështjes së përgjimeve, ka deklaruar se “SHBA-të janë duke e shqyrtuar këtë problematikë”.
Gjithmonë sipas burimeve nga presidenca, përsa i përket çështjes së përgjimeve, qeveria italiane ka kërkuar që të vërtetohet gjithçka ka të bëjë me privatësinë e tyre.
Gjatë këtij takimi, i cili duhet të ishte një takim kortezie, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Jashtme Emma Bonino, u fol edhe për situatën në Libi dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu, u fol edhe për çështjen siriane, në pritje të Konferencës së Paqes së Gjeneva 2, që pritet të zhvillohet në nëntor, për Egjiptin, si edhe për Afganistanin.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com