ITALI – Të paktën nëntë të vdekur pas mbytjes së një anijeje me imigrantë

ROMË - Rojat bregdetare italiane njoftuan sot se kishin gjetur nëntë trupa pas mbytjes së një anijeje që transportonte dhjetra imigrantë në brigjet e Libisë.
Anija u mbyt rreth 80 milje (150 kilometra) në brigjet libiane, sipas rojave bregdetare që kanë mundur të shpëtojnë 144 personat që ndodheshin në bord dhe po vazhdojnë kërkimet për viktima të tjera të mundshme.
Kombësia dhe identiteti i viktimave dhe të mbijetuarve nuk dihet ende, as numri total i personave që ndodheshin në këtë anije.
Dje në mbrëmje, rojat bregdetare njoftuan se kishin shpëtuar rreth 2 782 persona gjatë fundjavës, më shumë se 1 100 në një ditë./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti