Itali- Dy shqiptarë janë arrestuar për shitje droge në Perugia.
Të rinjtë e moshës 21 dhe 19 vjeç, u pikasën nga një patrullë, teksa kanë tentuar të largohen me makinë.
Në atë moment, policia i ndaloi për kontroll, duke gjetur në dorezën e makinës katër pako kokainë dhe gati 300 euro. Dozat e pluhurit të bardhë çuan edhe në një kontroll në ambientet e akomodimit ku po qëndronin. Aty u zbulua edhe një sasi tjetër kokaine, 700 euro cash dhe një peshore precize, shkruan media italiane.
Të dy shqiptarët u arrestuan dhe izoluan në paraburgim, teksa po presin masën e sigurisë në gjykatë dhe hetimet e mëtejshme.