Itali, trafik droge dhe prostitucion
në pranga shqiptarë dhe italianë

Itali, trafik droge dhe prostitucion<br />në pranga shqiptarë dhe italianë
PERUXHIA - Drejtonin një rrjet droge dhe prostitucioni në Peruxhia, Corciano dhe Foligno, arrestohen disa shqiptarë dhe një italian. Policia italiane, ka ekzekutuar 8 urdhër-arreste nga 13 të lëshuara nga prokuroria e Peruxhias, ndaj një organizate kriminale shqiptare në kuadër të operacionit të koduar “Drakula”.
 
Arrestimet janë drejtuar nga prokurorja, Antonella Duchini. Akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve janë, “shpërndarje të lëndëve narkotike”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “transferim parash dhe të mirash materiale”.
 
Në pranga janë vënë 8 persona nga 13 që bëjnë pjesë në këtë organizatë. Mezin Cinaj, 31 vjeç, Flori Cinaj, 28 vjeç, vëllezër që banonin në Frosinone. Aleksandër Lucaj 39 vjeç dhe Albert Lucaj 29 vjeç, vëllezër, banues në Foligno, Erjon Hyseni, 24 vjeç, banues në Peruxhia, Helidon Qoku, 39 vjeç, banues në Corciano, ashtu si edhe Ardian Kozi, 42 vjeç, i arrestuar në 27 maj 2011 pasi është kapur me 50 gramë kokainë. Në pranga ka rënë dhe një italian, Giacomo De Santi, 24 vjeç, banues në Bastia Umbra.  
 
Policia italiane ka bërë të ditur se, në qendër të këtij trafiku ishte 39-vjeçari Helidon Çoku, që sipas raporteve ndërkombëtare është një person i përfshirë në trafikun e drogës në Romë dhe në Spanjë, si dhe i njohur për shfrytëzimin të femrave për prostitucion, veçanërisht të së dashurëssë tij, Esmeralda, shkruan umbria24.
 
Për të mbulur aktivitetin e tij, ai kishte hapur një dyqan pikture, ku punonte bashkë me krahun e djathtë të tij, Aleksandër Lucajn. Qoku kishte shumë klientë mes të cilëve shumica ishin italianë të cilët blenin zakonisht nga disa gramë.
 
“Do të takohemi për kafe dhe aperitiv” ishin fjalët kyqe që përdoreshin nga Qoku dhe blerësit e tij, kur bëhej fjalë për të marrë disa doza drogë. Këto janë zbuluar gjatë përgjimeve telefonike të bëra nga policia. Sekuestrimet e policisë kishin nisur që në datën 25 janar 2011, me doza të vogla dhe të mëdha të lëndëve narkotike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë