Itali/ Trafik kokaine dhe bandë ‘skifterësh’, shkatërrohet organizata kriminale! Mes 10 të arrestuarve edhe 3 shqiptarë, përgjimet i zbuluan

Itali/ Trafik kokaine dhe bandë ‘skifterësh’, shkatërrohet organizata kriminale! Mes 10 të arrestuarve edhe 3 shqiptarë, përgjimet i zbuluan

Pamje nga sekuestrimet gjatë operacionit

Itali- Prokuroria e Parmës njoftoi sot (3 Dhjetor) finalizimin e një tjetër operacioni me 10 të arrestuar, mes të cilëve 3 janë shtetas shqiptarë.

Gjykata ka miratuar urdhër-arrestet, teksa tre janë italianë, tre marokenë dhe një shtetase moldave.

Përveç trafikut dhe shitjes së drogës, grupi akuzohet edhe për vjedhje të shtëpive, teksa janë marrë edhe 25 denoncime rastesh.

Hetimet nisën prej vitit 2023, kur u bënë goditjet e para nga karabinierët. I pari u identifikua një nga korrierët shqiptarë, i cili bënte edhe furnizimin me kokainë. 

Pas gjurmimit të tij u vu re se kryente shumë udhëtime në zona të ndryshme të Italisë, përveç rajonit të Parmës.

Në këtë moment u aktivizuan nga Prokuroria edhe përgjimet telefonike, për të zbërthyer të gjithë celulën, teksa u zbulua edhe përfshirja e disa subjekteve të tjerë.

Një prej rasteve të dokumentuara është edhe grabitja e kryer në Parma, në korrik të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri dhe mallra të tjerë, me vlerë 15 mijë euro.

Gjatë një vjedhjeje të dytë, në Azzate në provincën e Varese përsëri në nëntor 2023, u vodhën edhe 3 armë. Më më 29 korrik 2023 u bë e mundur dokumentimi i shitjes në Salsomaggiore Terme, të 370 gramë kokainë, teksa u arrestua gjatë dorëzimit një 20-vjeçar shqiptar, shkruan media italiane.

Pas këtij rasti fronti i hetimit u zgjerua më tej dhe zbuloi persona të tjerë të përfshirë, vendas dhe ekstrakomunitarë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, e shpërndan përmes ‘satelitëve’! Dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe

Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, e shpërndan përmes ‘satelitëve’! Dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe