Itali/ Trafik ndërkombëtar Holandë-Itali i 8 mln € drogë, ndalohen 22 shqiptarë

Itali/ Trafik ndërkombëtar Holandë-Itali i 8 mln € drogë, ndalohen 22 shqiptarë

Pamje nga droga e sekuestruar

ITALI- Operacioni "Hani kënaquni" çoi në zbulimin e rreth 800 kilogramëve heroinë dhe kokainë gjatë tre viteve në një vlerë mbi 8 milion euro i një bande kriminale italo-shqiptare.

Hetimet për operacionin “Eat enjoy” nisën në janar 2018, pas deklaratave të një korrieri me origjinë nga Campania, i martuar me një shqiptare, edhe ajo në arrest shtëpie, të dy banues në Trieste.

Ai rrëfeu se kishte futur në Itali rreth 800 kilogramë kokainë dhe heroinë përballë shumave të konsiderueshme të parave të transferuara në Hollandë, të ardhura nga trafiku i drogës.

Pas rrëfimit të korrierit të grupit, policia nisi operacionin për shkatërrimin e grupit që prej vitit 2017. Hetimi nisi dy vjet më parë dhe rezultoi sot në ndalimin e 26  personave, ku 13 prej tyre janë në burg e të tjerët në arrest shtëpie.

Droga në Italinë veriore importohej nga Roterdami i Holandës, ku një grup shqiptarësh kryente rolin e furnitorëve dhe e dërgonin në Itali me makina. Të gjithë anëtarët shqiptarë të organizatës, me përjashtim të dy italianëve, një nga Liguria dhe tjetri nga Kalabria, u identifikuan në Arma di Taggia.

Përveç shitjes së disa kilogramëve lëndë narkotike për klientët e qarkut shqiptar, të dy korrierët italianë menaxhuan rrjetet e shitjeve në favor të klientëve që banonin në Trieste dhe në provincat e Vicenza, Treviso dhe Pordenone-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja