VAREZE - Kokainë nga Hollanda për në Itali, por Guardia di Financa e Varezes ka ndaluar dy transportuesit e 25 kilogramëve drogë, të cilët ishin dy shqiptarë, ndërsa është në kërkim edhe një tjetër person edhe ai shqiptar. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga policia.

 Tre milionë euro mësohet se është vlera e drogës së sekuestruar, ndërsa është sekuestruar edhe një kilogram pluhur i bardhë, që nuk dihet se çfarë lloji është.

Guardia di Finanza e Saronos në Vareze, ka vendosur prangat në kyqet e dy shqiptarëve të cilët ishin në një makinë, duke transportuar lëndën narkotike. Kokaina ishte në bagazhin e një makine që ishte parkuar në Sarono, ku dy të arrestuarit, kishin krijuar një dopjo fund.

Në këtë mënyrë, besohet se ata kanë transportuar dhe dhjetëra kikogramë të tjerë lënde narkotike. Personi i tretë, po shqiptar, mësohet se është larguar me vrap, duke humbur gjurmët.

Gjatë aksionit, Guardia di Financia ka sekuestruar edhe një pistoletë, 7.65 milimetra, disa lloje municionesh, 7 mijë euro, katër makina, 45 karta telefoni dhe 32 telefona celularë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)