SAVONA - Një grua e moshuar është shpëtuar nga tre të rinj shqiptarë, prej zjarrit  të rënë në një banesë në Savona. “Dua tu bëj një apel tre të rinjve, hajdeni sepse duam që t’ju falenderojmë. Jeni treguar me të vërtetë ëngjëj”. Këtë deklaratë ka bërë Rina Delfino, një nga fqinjët e gruas 80-vjeçare, e cila u shpëtuar nga të rintë shqiptarë. Zjarri kishte rënë në rrugën “Vanini” në Savona.
 
Tre shqiptarët që ishin duke kaluar aty, kishin kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kishin mundur të hynin brenda në banesë. Ata kishin gjetur të moshuarën në tokë në një prej dhomave të apartamentit, që ishte pushtuar nga flakët.
 
“Ishte shumë konfuze dhe e trembur, ndërsa e dërguam në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Duket se nuk kishte marrë plagë të rënda, fatmirësisht”, tregon një tjetër fqinje e gruas së moshuar.
 
Zjarri ishte provokuar si pasojë e një qarku elektrik në sallonin e banesës. Tre shqiptarët pasi kishin shpëtuar të moshuarën, ishin zhdukur pa lënë asnjë gjumë. Nëse ata nuk do të kishin ndërhyrë, e moshuara do të kishte gjetur vdekjen nga zjarri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)