ROMË, 7 korrik /ATSH-ANSA/ - Italia ka rritjen më të lartë të popullsisë emigratore që nga viti 1957, të cilët vijnë nga shtetet e Amerikës së Veriut, Evropës dhe Azisë. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi sot se Italia ka nevojë për më shumë koordinim mes organeve lokale dhe qendrore për integrimin e emigrantëve. Italia ka regjistruar afërsisht trefishimin e numrit të emigrantëve që nga viti 2001-11 në 9,0 për qind të popullsisë së përgjithshme duke e bërë Italinë vendin lider, së bashku me Spanjën, në rritjen e numrit të emigrantëve. OECD në raportin e nxjerrë ka cituar Italinë si vendi për nevojë "koordinimi më të mirë dhe efikasitet për politikat e integrimit midis niveleve lokale dhe nënkombëtare". Sipas raportit, në mes të viteve 2011 dhe 2012, emigrantët arritën në shifrat e 4,5 milionë personave. Më shumë se gjysma e emigrantëve në Itali erdhën nga Shqipëria, Rumania dhe Jugosllavia, fillimisht për punësim dhe më vonë për bashkim familjar dhe arsye humanitare./ /k.ll/ a.jor.