''Tronditen tregjet pasi rezultati zgjedhor në Itali ringjall shqetësimet si pasojë e paqartësive'' ishte titulli i sotëm me të cilin ''Wall Street Journal'' parqetej numrin e saj, lidhur me zgjedhjet elektorale dhe ''gjendjen politike post-legjislative'' italiane.

Një pikë bllokimi që ''teksa italianët shqyrtojnë mundësitë për aleanca, ka rikthyer stuhinë mbi tregjet që janë në një situatë tepër të tendosur nga shqetësimet për një tjetër krizë borxhesh në rajonin sërish të dobësuar të eurozonës''.

I mirënjohura e financave amerikane theksonte se 'Pd'-ja e Bersanit ''mund të përpiqej të formonte një qeveri, por po ashtu se mundësitë për formimin e një koalicioni ishin të pakta dhe se italianët ndoshta do të ishin të detyruar t'u rikthehshin kutive të votimit gjatë muajve të ardhshëm sërish''.

''Po ashtu shqetësime paraqiten edhe nga investitorët që mbështeteshin tek një qeveri 'pro-reformatore' të formuar nga Bersani, me mbështetjen e Montit, ndërsa ishin jo pak në ankth lidhur me perspektivën e një qeverie të majtë të mbështetur nga sindikatat, por pas votimeve çdo alternativë u shua plotësisht'', shkruante ''WSJ'' në artikullin e saj ku theksonte se, sipas ekspertëve, ''latueshmëria ektreme dhe oshilacionet e tregjeve do të linin jashtë tregut të borxheve shumë prej shoqërive të Evropës Jugore, të paktën deri në shfaqejen e një qartësie dhe saktësie më të madhe në Itali''.

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)