VENEZIA - Ka ndërruar jetë në spitalin e Venezias në Itali, pas pesë ditësh agonie, 19-vjeçari shqiptar, Emarket Dragoti.

I riu ishte përfshirë në një aksident të mërkurën e kaluar (26 mars 2014), kur kishte humbur kontrollin e motorrit të tij duke u përplasur.

Ai ishte dërguar me urgjencë në spital dhe ishte nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Sipas dëshmitarëve, për arsye ende të panjohura nga policia, 19-vjeçari Dragoti kishte devijuar motorrin e tij duke hyrë në një korsi tjetër të rrugës, pikërisht kur në atë moment ishte duke kaluar një Volkswagen Golf.

Nga goditja, i riu kishte përfunduar jashtë rruge. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e San Dona-s, në Venezia por duke parë gjendjen e rëndë të tij, mjekët kanë vendosur që ta transferojnë në institutin mjekësor të Angelo të Mestre.

Por, mëngjesin e djeshëm, është bërë i ditur edhe lajmi i rëndë për vdekjen e 19-vjeçarit shqiptar, Emarket Dragoti.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)