Itali, u arratis nga burgu, pranga
shqiptarit të dënuar me burg për jetë

Itali, u arratis nga burgu, pranga<br />shqiptarit të dënuar me burg për jetë
TIRANE- Përfundoi sot në mëngjes arratia e Valentin Frrokajt, njërit prej dy shqiptarëve të cilët u arratisën nga burgu i Parmas në shkurt 2013.  

Frrokaj, i dënuar me burg  përjetë për vrasjen e një shqiptari u arrestua sot në provincën Cassano D’Adda, ndërsa mbetet ende në arrati shoku i tij Taulant Toma.

Të dy shqiptarët arritën të largoheshin nga burgu i Parmës, ku po vuanin dënimin.

Frrokaj 35 vjeç ishte dënuar për vrasjen e Letion Llahos në 2007 në Bresciano, ndërsa Taulant Toma është dënuar për vjedhje e trafik droge.   

Media italiane thotë se po shtrëngohet dhe rrethi për arrestimin e Taulant Tomës, i cili mendohet se është i fshehur në periferi të Milanos. Ngrihet në pikëpyetje se me cfarë aktiviteti janë marrë dë shqiptarët gjatë kohës që ishin në arrati, apo nëse janë marrë me grabitje shtëpish.
 
Në lidhje me arratisjen e tyre prokuroria e Parmas ka hapur një hetim për 8 agjentë, zv/drejtorin e burgut por dhe kreun e rojeve të burgut
 
KUSH ESHTE VALENTIN FRROKAJ
Sipas policisë italiane, Valentin Frrokaj vrau para 5 vjetësh Leiton Llahon 23 vjeç, në një zonë të Breshias. Pasi e kishte goditur me thikë Llahon, Valentin Frrokaj e kishte braktisur të gjakosur dhe pas 10 ditësh ai vdiq në spital. Një muaj më pas 35-vjeçari u ndalua në Liguria, ndërsa po i drejtohej kufirit me Francën. Në vitin 2009 ai u dënua me burgim te përjetshëm për vrasjen e kryer.

KUSH ESHTE TAULANT TOMA
Rasti i arratisjes në shkurt i  Taulant Tomës nga burgu nuk është i vetmi, pasi ai është arratisur edhe më 9 nëntor të 2009 nga burgu i Ternit në Itali. Policia italiane e arrestoi 29-vjeçarin më 24 dhjetor 2009, bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj. Toma është i njohur si njëri prej pjesëtarëve të bandës të Ilir Pajës, i njohur ndryshe nga policia italine si “UFO”, për shkak se ka arritur të arratiset dy herë nga burgjet italiane.

Taulant Toma dhe Valentin Frrokaj

(Në foto Taulant Toma, lart dhe Valentin Frrokaj, poshtë) 

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator