FIRENCE - Sekuestrohen 2 kilogramë kokainë në një banesë ku jetonin 3 të rinj shqiptarë. Droga është gjetur ditën e djeshme në një banesë në zonën e Statuto, në Firence.

Sipas policisë, në banesë jetonin dy meshkuj, 22 dhe 28 vjeç si dhe një grua 25-vjeçare, të vënë në pranga për akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.  

Rreth orës 14:00 efektivët e skuadrës ndaj  krimeve të drejtuar nga komisarija Maria Assunta Ghizzoni, ishin duke bërë një kontroll për lëndët narkotike, kur kanë vënë re dy shqiptarët në rrugën “Vittorio Emanuele”.

Njëri prej tyre, më i madhi ishte i njohur për policinë, pasi kishte precedentë të tjerë penalë. Ndërkaq, pranë pallatit të tyre, ata janë takuar edhe me vajzën shqipare. Dy prej tyre kanë hyrë brenda banesës, ndërsa 28-vjeçari ka ndjenjur jashtë, gati për të dhënë alarmin.

Gjatë kësaj kohe, policia i ka mbajtur nën vëzhgim me qëllim që ti arrestojnë të gjithë bashkë. Pas ndalimit, policia ka ushtruar kontroll brenda në banesën e tyre, ku kanë gjetur edhe sasinë e lëndës narkotike kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 480 euro. Të tre personat janë shoqëruar për në qeli.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com