![1705913306_bledardedja.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1705913306_bledardedja.jpg)
Jashtë kangjellave të stacionit të karabinierëve të Asolo në Itali, teksa hetuesit merrnin në pyetje bashkëshorten e Bledar Dedjas që u gjet I vrarë mëngjesin e së dielës, 21 janar 2024, në një pyll, prindërit e tij, vëllai, motra dhe nipërit prisnin përgjigje.
“Nuk ishte tip që të merrte rrugë të gabuara në jetë. Ishte për së mbari, nuk pinte, nuk kishte borxhe, nuk i mungonte asgjë. Ishte njeri i qetë, punonte natë e ditë si murator. Kishte pak kohë që kishte ndryshuar punë, sepse donte të fitonte pak më shumë. Ndoshta ka parë a dëgjuar diçka që nuk duhej’ ” thotë i vëllai, citon il gazzetino.
Edhe e motra kërkon drejtësi
“Dua drejtësi nga karabinierët. Dua të di kush ishte. Nuk janë vetëm 2-3 persona. Duhet të kontrollojnë makinat që kanë kaluar, ku shkoi, në cilin lokal ishte. të gjithë flasin mirë për të. Dua të di motivin. Nuk ishte tipi që të kishte probleme me drogën apo paratë.
Mes lotësh motra thotë se vëllai i saj ishte një djalë i qetë dhe se vetëm 2 ditë para ngjarjes kishte komunikuar me të. Ndërsa vëllai tjetër thotë se kohët e fundit kishte vënë re një ndryshim.Babai i 2 fëmijëve kishte 20 vjet që jetonte në Itali. Shkaqet e këtij krimi makabër nuk dihen ende. Momentalisht, sipas mediave italiane, hetuesit kanë ngritur dy pista: hakmarrje ose larje hesapesh.
Lajmi kryesor:
Nisin hetimet për vrasjen e shqiptarit në Itali, u gjet i masakruar me thikë në pyll! Një takim i shkuar keq ose hakmarrje
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.4%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 4296
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Vrau vjehrrit e saj dhe kufomat i fshehu në valixhe, Gjykata e Firences dënon me 30 vjet burg shqiptaren Elona Kalesha
12 Shkurt, 17:39
-
U ndoq nga 12.6 mln vetë, mbyllet nata e parë e Sanremos! Këngët më të pëlqyera dhe mesazhi emocionues i Papa Françeskut
12 Shkurt, 15:36
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
9 Shkurt, 20:18
-
Papa Françesku ndërpret predikimin: Kam vështirësi në frymëmarrje (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
-
Perugia/ Nuk bindi dot karabinierët se ku po shkonte, 29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë për shitje në makinë
4 Shkurt, 16:25
-
Itali/ Meloni reagon për hetimet e prokurorisë: Disa magjistratë duan të ndikojnë politikat kombëtare
31 Janar, 11:08
-
Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)
27 Janar, 10:42
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Italia sytë nga Lara Colturi, kreu i Skive për Report Tv: Federata vetëm s’e mban dot! Do ishte fatkeqësi kombëtare
8 Janar, 14:44