Itali/ U grind më të bijën, babai e vret për datëlindjen e saj

Babai, policia ne vendngjarje dhe viktima

Në Padova të Italisë babai Stellio Cerqueni 88-vjeçar ka qëlluar të bijën me armë zjarri dhe si rezultat i ka marrë jetën. Viktima, Dorjana Cerqueni e cila sapo kishte mbushur 60 vjeç u gjend e shtrirë në asfaltin përpara shtëpisë së saj në Sarmeola di Rubano pranë Padovës. Shkak thuhet të ketë qëne një debat mes tyre.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e  ditës së premte më 17 shtator ku disa fqinjë dëshmitarë dhe të afërm që kishin ardhur për të uruar viktimën u bënë spektatorë të situatës dhe njoftuan policinë vendase. Babai dhe vajza nuk jetonin së bashku, burri jetonte në Monfalcone (Gorizia) dhe kishte arritur në shtëpinë e vajzës së tij për datëlindjen e saj.

G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Pjeter: 19/09/2021 17:04

    Nuk ishte debat i castit shoqi,ai e urrente te bijen.Kishte me vete nje kaliber 38,dhe ditarin e tij nga ku po dalin shkaqet pse ishte kaq i terbuar,e kishte te paramenduar deri ne detaj,ka marre taxi,te njejten qe i ka sherbyer kohet e fundit,dhe ka shkuar saktesish ne kohen qe duhet te ishte prezent e bija . Debatet kan qene te hershme,dhe urrente thellesisht prej 30 vjetesh,per faktin qe ajo u martua me ish ortakun e tij kunder vullnetit te tij,dhe sipas mediave lokale, kohet e funditka qene i diagnostikuar me nje semundje te keqe, dhe ishte i bindur qe nuk kishte per ta mbyll vitin,dhe kishte frike se e bija do tia nzinte jeten te shoqes se tij per trashegimine.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Tronditëse/ Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë: Jemi të uritur, duhet ta bënim