Itali/ U përpoq të merrte peng 20 persona, midis të cilëve 3 u plagosën, vendoset në pranga 28-vjeçari

Itali/ U përpoq të merrte peng 20 persona, midis të cilëve 3 u plagosën, vendoset në pranga 28-vjeçari

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të enjte pasi u përpoq të merrte peng 20 persona, kur sulmoi zyrat rajonale në qytetin qendror italian Fiuggi. Nga kjo përpjekje e tij, tre vetë mbetën të plagosur.

Identiteti i të riut nuk është bërë i ditur, por sipas mediave italiane, ai ishte i paarmatosur kur hyri në një nga zyrat rajonale dhe tërhoqi drejtorin e tyre në një dhomë me 20 studentë. Më pas, 28-vjeçari raportohet se rrëmbeu edhe një studente femër dhe u tha të gjithëve të mos lëviznin. Në atë moment, policia ka ndërhyrë dhe konfrontimi me këtë të fundit ka bërë që 28-vjeçari të plagosë një oficer, dy policë dhe një grua.

 Pas ndërhyrjes policore, 28-vjeçari u vendos në pranga dhe është dërguar në një spital psikiatrik pasi u konstatua se ishte një person me probleme mendore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun