Itali/ U qëllua me silenciator kur po punonte, vazhdojnë hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar

Itali/ U qëllua me silenciator kur po punonte, vazhdojnë hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar

Klaudio Myrtaj dhe punishtja ku u gjet i vrarë

Një shqiptar është vrarë në Itali. 34 vjeçari Klaudio Myrtaj sipas mediave italiane u gjet të shtunën (4 Nëntor) me plagë të armës së zjarrit në një punishte zdrukthëtarie në zonën në zonën Cuneo, në via Umberto me plumb në kokë teksa ishte duke punuar. Policia italiane vijon ende kërkimet për vrasësin e Klaudio Myrtajt.

Në dinamikën e ngjarjes të zbuluar nga kamerat në zonë rezulton se vrasja ishte e planifikuar pasi autori ka përdorur një pistoletë me silenciator. Ai ka pritur deri sa të ikte pronari nga punishtja e më pas e ka qëlluar shqiptarin. Myrtaj kishte dy vite që punonte në një kantier ndërtimi rrugësh dhe herë pas herë bashkëpunonte edhe me një zejtar të zonës për të punuar në punishte e tij.

Policia ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit, pasi një nga pistat paraprake që dyshohet për vrasjen është xhelozia. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen