QYTETI I VATIKANIT, 4 shtator /ATSH-ANSA/ - Nuk jemi të shqetësuar për vizitën e papa Françeskut në Tiranë, gjithçka do të zhvillohet normalisht, pasi nuk na rezultojnë elementë rrezikshmërie, deklaroi sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë në Tiranë, më 21 shtator. "Nuk ekzistojnë elemente rreziku", theksoi kardinali Parolin. Sipas tij, organizimi i vizitës do të bëhet pa ndryshim programi duke aplikuar normat standarte të sigurisë nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme mes organeve të sigurisë të Vatikanit dhe Shqipërisë. "Nuk do të ketë as kufizime të veçanta gjatë takimit të drejtpërdrejtë të papës me turmën, siç është në stilin e Atit të Shenjtë", deklaroi Parolin./ a.jor.










