ITALI - Vazhdon takimi me dyer të mbyllura i Lëvizjes 5 Yje, të mbledhur në Romë, që prej të dielës. Disa prej deputetëve të rinj janë shprehur me disa batuta gazetarëve: “Politika jonë”. “Do ta vendosim në Parlament”, - thotë Laura Bottici dhe Massimo Artini.

Ne jemi këtu vetëm për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe jo takim pune.

Ende nuk ka konfirmim për ardhjen e mundshme të Beppe Grillos dhe Gianroberto Casaleggio.

Prania e komedianit në takim është shumë e diskutueshme, pasi ai është rikthyer në Genova për shkak të vdekjes së babait të gruas së tij.

Ndërkohë Grillo në një intervistë për "The New York Times", në të cilën ai e përshkroi si "të papranueshme" për të siguruar stabilitetin e një qeverie të ardhshme italiane: "Është si Napoleoni që bëri një marrëveshje me Wellington", tha ai.

Kreu i M5S u shpreh se qëllimi i tij ishte për të eliminuar një sistem, që ka “përcarë vendin" dhe të ndërtojë "diçka të re", e cila i rikthen Italisë një demokraci të vërtetë pjesëmarrëse

Sipas Grillos M5S është duke u përpjekur për të zhvilluar një platformë konsensusi përmes diskutimit dhe për të krijuar objektivat legjislative brenda muajit maj.


(ad.ti/shqiptarja.com)