Itali, vdes një shqiptar në burg
dyshohet se ka gëlltitur kokainë

Itali, vdes një shqiptar në burg<br />dyshohet se ka gëlltitur kokainë
ROMË - Një i burgosur shqiptar, 41 vjeç, është gjetur i vdekur në burgun Castrogno të Teramos. Alarmin për vdekjen e tij e ka dhënë shoku i qelisë, që kur është zgjuar e ka parë shqiptarin pa asnjë shenjë jete.

Zyrtarisht, sipas mjekëve, ka vdekur për arrest zemre në gjumë, por vetëm autopsia do të tregojë shkaqet e ndalimit të zemrës.

A.C. ,inicialet e viktimës, ishte futur në burg dy ditë më parë nga Guardia di Finanza gjatë një operacioni antidrogë, ndaj mendohet se ai mund të ketë kapërdirë kapsula me kokainë para arrestimit, që mund t’i kenë shkaktuar hemorragji të brendshme e për pasojë edhe vdekjen.

Policia e burgut përjashton qoftë vetëvrasjen, qoftë hipoteza të tjera vdekjeje të dhunshme, bën të ditur "Shqiptari i Italisë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë