Për herë të parë Italia ka siguruar podium dhe medalje të artë në sportin e ski-cross në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortinas. Historia u shkrua nga Simone Deromedis, i cili zuri vendin e parë, ndërsa pas tij u rendit bashkëkombasi Federico Tomasoni. Falë kësaj arritje Italia arriti rekordin historik të 30 medaljeve, duke tejkaluar 20 medaljet e Lojërave Olimpike në Norvegji në 1994. Ndërkohë ky numër është pothuajse sa trefishi i arritur në Lojërat e fundit Olimpike Dimërore të zhvilluara në Torino në 2006 kur u fituan 11 medalje.
Më mirë se Italia në këto Lojëra Olimpike ka bërë SHBA me 30 medalje, 11 pre të cilave ari, si dhe Norvegjia e vendit të parë me 40 medalje, 18 prej të cilave ari. Nordikët po përmbushin pritshmëritë si shtetit që pritet të marrë më shumë medalje dhe për këtë meritë të jashtëzakonshme ka fenomeni i këtyre Lojërave Olimpike, skiatori Johannes Klaebo.
29-vjeçari këtë të shtunë siguroi medaljen e 6 të artë në Milano-Cortina, duke triumfuar në disiplinën e Cross-Country 50 kilometra stil klasik, ndërsa la pas dy bashkkombas të tij. Me këtë përaqitje Klaebo bëhet atleti i parë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore që fiton 6 medalje të arta.
Me interes të jashtëzakonshëm në Milano-Cortina pritet dueli i ditës së dielë mes SHBA-së dhe Kanadë në hokej në akull për meshkuj. Shtetet e Bashkuara synojnë ti japin fund pritjes 46-vjeçare për medalje të artë, ndërsa përkundër pritshmërive, Donald Trump nuk do të jetë në ‘Arena Santa Guila’. Medita italiane shkruajnë se Air Force One nuk do jetë në Milano pavarësisht se për shumë ditë ishte thënë ndryshe.
Komente






