ROME - Një shtetas kosovar me iniciale B.H., 48 vjeç është arrestuar nga policia e Romës, pasi kryente vjedhjen e pasagjerëve në aeroportin e kryeqytetit italian, Fiumicino.
Sipas mediave italiane “hajduti-aktor” hiqej sikur ishte sëmurë apo bënte veprime të ndryshme që të hutonte pasagjerët në aeroport, ndërkohë që 2 pjesëtarët e tjerë vidhnin bagazhet e dorës, kuletat, ipad, telefonat celular deri tek laptopët.
Sipas policisë së Romës banda është diktuar përmes kamerave të sigurisë të vendosura në hollin e aeroportit Fiumicino. Kosovari kishte rënë në sy për mënyrën sesi si hutonte njerëzit dhe më pas është zbuluar lidhja me anëtarët e tjerë të bandës, njëri prej tyre është polak por ende nuk është bëri i mundur arrestimi i tyre.
Sipas të dhënave banda vepronte në mënyrë profesioniste dhe secili e kryente shumë mirë rolin e vet, saqë policia e ka pasur të vështirë t’i identifikojë. Por duke përdorur filmimet me rezolucion të lartë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë i 48-vjeçarit kosovar.
Policia e Romës po vazhdon hetimet për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, që besohet se kanë kryer vjedhje edhe në aeroporte të tjera të Italisë.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com