Një shqiptar rreth të 40-tave ka humbur jetën sot, pasi u qëllua me armë zjarri në përpjekje për të vjedhur një automjet së bashku me dy persona të tjerë, në Caserta të Italisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Vecchia Aversa” në Villa Literno (Caserta). Mediat italiane raportojnë se tre hajdutët u futën në vilën dy-katëshe, ku jetonte familja italiane dhe tentuan të vidhnin automjetin e tyre, por u pikasën nga i zoti i shtëpisë, i cili qëlloi me pistoletë drejt hajdutëve.
Pas të shtënave, dy personat e tjerë ende në kërkim u larguan me një automjet tip “Bmw” me ngjyrë të bardhë dhe më pas e lanë trupin e shqiptarit të pajetë përpara spitalit të Aversa-s. Automjeti u gjet në flakë, për fikjen e të cilave u desh ndërhyrja e zjarrëfikësve.
Në gjendje shoku, gruaja e italianit që qëlloi për vdekje shqiptarin foli për dinamikën e ngjarjes.
“Ishte një natë e tmerrshme. Nuk është mirë të qëllosh një person, por është hera e tetë që na vijnë për të vjedhur. Jemi me të vërtetë të lodhur. Nëqoftëse këta banditë do na thonin që kemi nevojë për para, do t’i ndihmonim pa problem ashtu siç kemi bërë edhe herë të tjera. Por, nuk mund të futeshin në shtëpi duke vënë në rrezik sigurinë tonë dhe atë të fëmijëve”, tha ajo.
“Kur bashkëshorti im hapi zjarr nga ballkoni, hajduti i qëlluar, që ishte brenda makinës sonë, një "Audi", doli nga automjeti dhe i tha burrit tim: Pse më qëllon? Unë doja ta pyesja: Po ti pse vjen në shtëpinë tonë kur ne jemi duke fjetur dhe merr gjërat tona?”, shtoi gruaja.
Personi, i cili qëlloi shqiptarin u shoqërua në polici, ku dha versionin e tij të ngjarjes dhe më pas u dërgua në spitalin e Aversa-s për shkak të probleme shëndetsore.
Nga raportimet, mësohet se pistoleta që shkaktoi vdekjen e shqiptarit ishte me leje. Çifti ka dy vajza të rritura dhe një djalë 16-vjeçar.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com