ASKOLI - Vjedhja e banesave ka çuar në pranga katër emigrantë shqiptarë, ndërsa një i pestë është ndaluar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur sendet e vjedhura. Policia e Askolit dhe Teramos, kanë arrestuar gjatë ditës së djeshme, Robert Totën, Lini Kala, Kejdi Kala, Roland Çela, të katër të akuzuar për vjedhje të banesave të ndryshme.
Ndërsa, Florian Ndreca është arrestuar pasi mbante në banesën e tij në Alba Adriatika, sendet e vjedhura nga shqiptarët e arrestuar dhe është i vetmi pa precedentë penalë. Të gjithë janë arrestuar në zonën e Alba Adriatika, pasi kishin grabitur disa banesa në Teramo.
Në njën makinë Audi A4, të vjedhur në 5 tetor në Atesa, policia ka gjetur shumë objekte të ardhura nga vjedhjet, e bëra ditët e fundit. Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Teramos.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com