Itali, vjedhjet e banesave, bie
në pranga banda e shqiptarëve

Itali, vjedhjet e banesave, bie<br />në pranga banda e shqiptarëve
TREVIZO - Janë vënë në pranga në flagrancë pesë të rinj shqiptarë mes tyre dhe një vajzë, pasi akuzohen për vjedhje banesash. Policia e Trevizos në Itali, ka vënë në pranga Indrit Saliun 23 vjeç, Ilir Kokaj 27 vjeç, Emanuel Likën 24 vjeç dhe Bruxhino Murati 20 vjeç.

Në pranga ka rënë dhe një vajzë 23 vjeçe, emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Të arrestuarit akuzohen se gjatë muajit shtator kryer një seri vjedhjes në banesa private në provincën e Pordenone dhe Trevizos.

Gjatë natës mes 3 dhe 4 tetorit banda akuzohet se ka vjedhur një apartament në Pravisdomini dhe kishte vazhduar për të bërë goditje të tjera.

Të arrestuarit janë ndaluar gjatë kohës kur ishin duke udhëtuar në një makinë të vjedhur. Kur kanë parë policinë ata kanë tentuar që të largohen por janë vënë në pranga.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin