Itali, vranë rumunin, kapen 3
shqiptarë, njëri tentoi Shqipërinë

Itali, vranë rumunin, kapen 3<br />shqiptarë, njëri tentoi Shqipërinë
 BARI- Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një rumuni është arrestuar teksa po tentonte të largohej nga Bari drejt Shqipërisë.
 
Agjentët e policisë kufitare të Barit ndaluan Sokol Seferin. 39 vjeçari akuzohet për vrasjen e një rumuni, pas një sherri që kishte ndodhur në Corigliano Calabro. Ndaj rumunit ishte ushtruar dhe dhunë fizike.

Pasi kishte mundur të largohej nga qyteza e vogël e kalabrisë me makinën e tij, Seferi ishte shpallur në kërkim.
 
39 vjeçari u ndaluar mbrëmjen e së premtes (16 gusht), teksa po tentonte të largohej në Shqipëri me një traget të linjës Bari- Durrës.
 
Makina e tij është sekuestruar.
 
VRASJA 
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, e cila i referohet policisë, vrasja e Dumitrache Ciobanu, 43 vjeç mbrëmjen e së premtes mund të ketë lidhje me kontrollin e prostitucionit mes rumunëve dhe shqiptarëve.  Policia italiane ka ndaluar për akuzën e vrasjes edhe 2 shqiptarë të tjerë Dritan Rukon  33 vjeç, Sokol Seferin 39 vjeç, Kadri Mona 32 vjeç dhe shtetasin rymin Claudiu Florin Tighikliu 24 vjeç.

ARRESTOHET DHE MARIGLEN BARDHI  
Po në Bari është arrestuar dhe Mariglen Bardhi, 35 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke pasi akuzohet për grabitje dhe vrasje. Ai është arrestuar teksa po përpiqej të hynte në Itali me anijen Claudia që vinte nga Durrësi.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës