PERUGIA- Një operacion i koordinuar policor mes Italisë dhe Shqipërisë arrin të vërë në pranga tre shqiptarë të dyshuar për një vrasje të dyfishtë që tronditi Italinë në prill të këtij viti.
Policia italiane arrin të zbardhë dhe të arrestojë autorët e vrasjes së Sergio Scossa, 52 vjeç, argjendar dhe mamasë së tij, Maria Rafaeli, 74 vjeç, në banesën e tyre në periferi të Perugias.
Autorët e vrasjes janë Artan Gjoka, 24 vjeç, Ndrec Laska, 28 vjeç dhe Alfons Gjergji 27 vjeç. Agjencia italiane e lajmeve, ANSA informon se arrestimi i Artan Gjokës dhe Ndrec Laskës është bërë në Tiranë ndërsa Alfons Gjergji u prangos në Romë.
Sipas hetuesve vrasja e dyfishtë e Sergio Scossa, 52 vjeç dhe mamasë së tij, Maria Rafaeli, 74 vjeç mbrëmjen mes 5-6 prillit ndodhi gjatë tentativës për grabitjen e banesës së tyre.
Nga hetimet është vërtetuar se viktimat gjetën vdekjen nga dhuna fizike që kishin pësuar nga grabitësit. Pavarësisht torturave 52 vjeçari nuk i kishte treguar për dhomën sekrete nëntokësore ku u gjetën sende të çmuara me vlerën e 150 mijë eurove.
Gjoka dhe Laska, ishin kthyer në Shqipëri një ditë pas vrasjes së dyfishtë, pikërisht më 7 prill. Laska është arrestuar në fshatin e tij në Lezhë,nga ishte dhe Gjergji.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com