BERGAMO - Vrasje dhe tejkalim të vetëmbrojtjes. Këto janë akuzat e ngritura nga prokurori Giancarlo Mancusi, në Bergamo, në drejtim të tre karabinierëve të cilët akuzohen se, kanë qëlluar dhe vrarë shqiptarin Behxhet Bushi, 27 vjeç.

Kjo ngjarje ndodhi në orën 02:30 minuta të mëngjesit të së shtunës, në datën 23 nëntor 2013.  

Shqiptari 27-vjeçar, akuzohet se, atë natë bashkë me dy persona të tjerë, të cilët nuk janë ndaluar ende, kanë kryer një vjedhje. Lirimi me garanci është bërë gjatë ditës së djeshme dhe është njoftuar nga avokati i tre karabinerëve.

Bëhet fjalë për nisjen e hetime dhe më e rëndësishme do të jetë edhe autopsia që do i bëhet viktikës, Behxhet Bushi. Kjo do të bëhet gjatë ditës së sotme dhe i është besuar një mjeku-ligjor të Universitetit të Pavias.

Ky i fundit do të verifikojë nëse shqiptari Bushi është qëlluar vetëm me një plumb, siç pretendojnë karabinierët dhe është bërë e ditur në hetimet e para, apo më shumë plumba.

Në fund do të mësohet nëse, shqiptari ka vdekur nga plumbi, apo aksidenti, apo të dyja ngjarjet bashkë i kanë sjellë vdekjen.  

behxhet bushi logo
(Në foto: Behxhet Bushi, i vrarë nga karabinierët në Bergamo, Itali)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)