Itali, vrasja e Sadik Hajderasit
kapen 2 vëllezërit shqiptarë

Itali, vrasja e Sadik Hajderasit<br />kapen 2 vëllezërit shqiptarë
MILANO - Policia Italiane e Piacences zbardh atentatin e djeshëm ku mbeti i vrarë shqiptari Sadik Hajderasi dhe një tjetër shqiptar u plagos. Për ngjarjen janë vënë në pranga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët janë ndaluar mesditën e sotme në aeroportin e Malpencas në Milano në tentativën për t'u larguar drejt Shqipërisë.

Dy shqiptarët e ndaluar janë vëllezërit me iniciale M.U 28 vjeç si dhe D.U 30 vjeç. Nga hetimet paraprake rezulton se personi që ka qëlluar mbi Hajdersin është 28 vjeçari me iniciale M.U, ndërsa pritet të zbardhet dhe roili i vëllait tjetër.

Shqiptarët janë ndaluar në aeroport në shoqërinë e bashkëshortes së njërit prej vëllezërve dhe djalit të tij. Dyshimet kanë nisur prej kohës se kur këta shtetas kishin hyrë në itali dhe si destinacion kishin patur Piacencën.

Vëllezërit janë ndaluar sapo kanë hyrë në bordin e avionit që po nisjej drejt Shqipërisë, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë pasi besohet se në vrasjen e 1 shtatorit u përfshinë 4 persona.

KRIMI
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20.00 të ditës së dielë  (1 shtator 2013) kur dy persona kanë mbërritur me një makinë Fiat Punto dhe njëri prej tyre ka qëlluar mbi Sadik Hajderasi, 40 vjeç duke e lënë të vdekur në vend.

Në momentin e ngjarjes, 40-vjeçari ka qenë i ulur në bar Onda në rrugën “Kolombo”. Ai ka tentuar që të shpëtojë, pasi ishte qëlluar për herë të parë por në atë moment autori i ngjarjes e ka qëlluar për së dyti duke i marrë jetën.
 
Një plumb tjetër është qëlluar edhe në drejtim të një tjetër shqiptari, që ndodhej bashkë me Hajderasin, i cili është Artur Kala, 35 vjeç. Pas kësaj autori i dyshuar i krimit është kthyer dhe ka hypur në makinën që e kishte sjellë në vendngjarje.

Sadik Hajderasi Vrasje itali
(Në foto: Trupi i viktimës, Sadik Hajderasi pak minuta pas vrasjes në Piaçenza)

Redaksia online
(ac/ar/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse nga Lumi i Shalës, Rama: Atraksioni turistik që e duan të gjithë

Pamjet mbresëlënëse nga Lumi i Shalës, Rama: Atraksioni turistik që e duan të gjithë