BERGAMO - Nga njëra anë, miqtë e viktimës, “nuk ishte një hajdut, pasi e kishte një punë” dhe nga ana tjetër, kryebashkiaku i Chiuduno, Stefano Locatelli, që thotë se, “nuk më vjen keq për atë që i ndodhi shqiptarit Behxhet Bushi”. Dy këndvështrime të ndryshme dhe sigurisht që pohimi i kryebashkiakut, lë vend për diskutime.

Përfaqësuesit e shoqatës Italo-Shqiptare nuk pranojnë imazhin e keq që policia i ka vënë Behxhet Bushit, 27-vjeçari i cili u vra nga një karabinier në një postbllok në Bolgare. “U gjet në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar”, thonë ata, duke u treguar të gatshëm të dëshmojë edhe në gjyq.

Ditën e djeshme më shumë se 100 shqiptarë kanë shkuar në banesën e motrës së viktimës, duke dhuruar një shumë prej 3 mijë eurosh për sjelljen e trupit të Behxhet Bushit në Shqipëri. “Ishte një djali i mirë, një punëtor i madh, - thotë Borana Tartari, sekretare e shoqatës italo-shqiptare e Begamos – ai kishte ardhur në Itali që në 1994 bashkë me xhaxhain dhe kishte leje qëndrimi të rregullt”.

Komuniteti shqiptar kërkon rindërtimin e ngjarjes së rëndë, duke shpjeguar se atë natë kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë të gatshëm të japin shpjegime në lidhje me atë që ka ndodhur.
 
FJALËT E KRYEBASHKIAKUT LËNË VEND PËR DISKUTIM
Lënë vend për diskutim, fjalët e kryebashkiakut të Chiuduno, Stefano Locatelli, të shkruara në profilin e tij në Facebook, i cili ka thënë se, nuk i vjen keq për vdekjen e hajdutit në Bolgare.

“Kam shprehur vetëm atë mendim që mund të thotë çdo kush që punon ndershmërisht dhe që nuk ndihet i sigurtë në shtëpinë e tij – shpjegon kryebashkiaku – edhe me punën e sforcuar që bëjnë forcat e rendit”.

Këto deklarata janë diskutuar edhe në Këshillin e Komunës. “Një shpërthim në rrjetin social mund të jetë i drejtë apo i gabuar por nuk ka na takon neve që ta gjykojmë”, - thotë Mauro Cinquini, përfaqësues i minorancës Bashkë për Chiuduno.

“Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të qartë në deklarat sidomos kur bëhet fjalë për drejtuesit e institucioneve”, thotë në deklaratën e tij, Cinquini.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)