ANKONA – Vetëmbrojtje. Me këtë fjalë është mbyllur gjykimi për vrasjen e shqiptarit, Sali Kakuli, 28 vjeç nga Durrësi, i vrarë natën e Krishtlindjeve të vitit 2011. I riu u qëllua për vdekje nga konsulenti financiar, italiani, Stefano Terruçidoro, gjatë një tentative vjedhjeje në banesën e tij në Ankona. Pas vendimi edhe dosja e kësaj ngjarjeje është arkivuar.
 
Në vendim thuhet se, i pandehuri kishte reaguar kundër hajdutëve dhe kishte qëlluar. Një plumb e kishte qëlluar në kokë shqiptarin, ndërsa shokët e tij ishin larguar me vrap. E gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e vona të datës 23 dhjetor 2011. Atë natë në vilë ishte vetëm pronari i saj, 60-vjeçari konsulent financiar, i cili ishte duke parë televizion.
 
Mendohet se kanë qenë tre ose katër persona që kishin shkuar për të vjedhur vilën. Stefano Terrucidoro ishte ende zgjuar në momentin kur të rinjtë shqiptarë i ishin afruar banesës. Ai kishte dëgjuar zhurma dhe kishte marrë pistoletën që kishte një Smith-Wesson. Pasi kishte bërtitur disa herë, ata nuk ishin larguar dhe në këtë moment italiani 60-vjeçar kishte qëlluar me armë. Njëri nga plumbat kishte qëlluar në kokë shqiptarin duke i sjellë vdekjen.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)