Itali/ Vuante prej 3 vitesh nga depresioni, djali vret të ëmën e tij dhe largohet

Itali/ Vuante prej 3 vitesh nga depresioni, djali vret të ëmën e tij dhe largohet

Një krim në familje ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Itali ku 35-vjeçari Younes El Yassire vret nënën e tij me thikë dhe largohet. Viktima Fatna Moukhrif  54 vjeç jetonte me të birin i cili kishte 3 vite që vuante nga depresioni në një shtëpi në Cambonino, në periferi verilindore të Kremones. Në apartamentin në katin e 5-stë britmat e viktimës alarmuan fqinjët të cilët menjëherë njohtuan autoritetet vendase.

Me kontrollin e autoriteteve viktima kishte një goditje fatale në qafë ndërkohë që nuk u gjend asnjë shenjë e të birit. Rrethanat e krimit janë ende të pazbuluara për autoritetet gjithashtu ka lënë në pikëpyetje banorët e tjerë të zonës ku familja El Yassire njihej shumë.

"Ata janë njerëz shumë të mirë, shumë të integruar," thonë banorët. Sipas dëshmisë së një fqinji, të mbledhur nga La Provincia di Cremona, «Younes ishte një djalë i qetë. Ai ishte gjithmonë këtu në oborr me miqtë. Para se të diagnostikohej me sëmundjen ai punonte si murator, më vonë e la. Por ajo kurrë nuk dha probleme ». Megjithatë, për tre muaj Younes kishte vendosur të ndërpriste trajtimin dhe për tre muaj ai nuk kishte marrë më ilaçet përkatëse.’, shprehen banorët.

Megjithatë, 35-vjeçari  duket se është zhdukur në ajër, por hetuesit po punojnë në rrethimin e zonës së ndjeshme të Kremones dhe ambientet përreth.

Pra, për momentin ajo që ndodhi brenda mureve të atij apartamenti mbetet një mister për shumë njerëz.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat